Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Biblioteka e qytetit u pasurua edhe me një titull libri

2020/10/07 - 1:48

Biblioteka e qytetit “Hajdin Berisha”, sot u pasurua edhe me një libër të veçantë e cila flet për të kaluarën e e jetesës së kosovarëve, traditat, muzetë dhe shumë cka tjetër që ka të bëjë me të kaluarën e popullit shqiptarë në përgjithësi dhe popullit kosovarë në veçanti.

Libri titullohet “Komunikimi Muzeor” 1 dhe 2, libri i cili përmaban shumë-cka nga muzeu dhe jo-vetëm.

Autori I këtij libri është Mr.Shefki Stublla, i cili vetë e solli donacionin në bibliotekë. Ai u prit nga drejtori i Kulturës z.Beqir Berisha dhe nga zyrtarë të tjerë.

Autori Stublla i tha disa fjalë të veçanta për Suharekën për të cilën kishte kujtime shumë të mira nga e kaluara. Po ashtu drejtori Berisha e ka falënderuar autorin për librat e sjellura që në numër ishin 70 copë me dy vëllime.