Komuna e Suharekës sot në 22 – vjetorin e vrasjës, ka përkujtuar sot ish kryetarin e saj “Ukë Bytyçin” dhe dy shoqëruesit e tij Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyqin të cilët u vranë menjëherë pas fitorës së LDK-ës në zgjedhjet lokale në këtë Komunë.
Në Akademinë përkujtimore që u mbajt me këtë rast në Shtëpinë e kulturës emrin e të cilit e mban, kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, në mes tjerash ka theksuar: “ Për mua Uka nuk është i vdekur…e shihni këtë sallë sa e madhështore është e mban emrin e tij. Uka n aka frymëzuar çdo herë me punu, me kriju shtetin për gjeneratat që vijnë pas”
Ndërsa në emër të strukturave politike të LDK-së, për veprimtarinë dhe biografinë e Ukës, ka fol Ardian Shala, kryetar i degës së LDK-së në Suharekë. E në emër të familjës së Ukë Bytyçit, të pranishmit i ka përshëndetur dhe njikohësisht i ka falenderuar për pjesmarrje djali i tij Flamuri.
Në Akademi, siç është bërë traditë tashmë, u nda edhe çmimi “Ukë Bytyçi”, që jepët për udhëheqje dhe punë të mirë e që i është ndarë ish kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj.