Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Delegacioni nga Zvicera, ka vizituar punimet në rregullimin e ujësjellësit në Reçan

2020/11/11 - 6:21

Projekti i përbashkët i cili po realizohet me bashkëfinancim nga CDI – Qeveria Zvicerane,  Hidroregjioni Jugor dhe Komuna e Suharekës, rregullimi i ujësjellësit në fshatin Reçan, ishte pjesë e Agjendës së delegacionit nga Zvicera, përkatësisht Kryetarës së Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret e cila shoqërohej edhe nga Ambasadori i po këtij shteti në Kosovë z.Thomas Kolly dhe disa deputetë të Këshillit Kombëtar Zvicëran. Ata kanë vizituar punimet në rregullimin e ujësjellësit të këtij fshati. Me këtë rast kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka thënë se ky projekt është pjesë e investimeve të projektit madhor për tri fshatra të Komunës sonë  ndërsa vlera e projektit  është 498,000 euro. Shumë shpejt do të kemi investime edhe në përmirësimin e gjendjes me furnizim të ujit në rrugën “Xhavit Sylaj”. Në emër të banorëve të fshatit, delegacionin nga Zvicera, Hidroregjionin dhe Komunën e ka falënderuar kryetari i fshatit Asllan Veselaj.