Donacion nga organizata gjermane -ASB SOUTH EAST EUROPE
2022/09/21 - 8:59
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë, është bërë pranimin i donacionit nga drejtoresha e ASB SOUTH EAST EUROPE Dafina Hoxha, në Kosovë.
Gjatë pranimit të donacionit, drejtoresha e Shëndetësisë znj.Besa Kuqi dhe ajo e QKMF-së znj.Sale Bytyqi, i kanë falënderuar donatorët për këtë donacion dhe për ndihmën që kanë ofruar për qytetarët e Suharekës.
Të gjitha paisjet do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve.
Në kuadër të këtij projekti janë dhënë paisje: inhalatorë, oksimetra, sterilizatorë, monitorë të tensionit të gjakut, karrige me rrota, EKG -aparatura, monitori i pacientëve,
koncentratorë të oksigjenit dhe defibrilatorë.