Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Drejtoria e Urbanizmit priten në takim nga kryetari Muharremaj

2018/09/20 - 11:35

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka pritur në takim, në zyrën e tij, zyrtarët dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Urbanizmit, me të cilët ka biseduar për angazhimin e tyre dhe për projektet që kjo drejtori është duke i përgatitur, sidomos për Planin Zhvillimor Komunal, në të cilin plan hyn edhe projekti për Hartat Zonale që ka filluar të përgatitet i cili do të merr shumë kohë dhe angazhim. Kryetari Muharremaj ka thënë se angazhimi do të jetë i përhershëm, në raport me kërkesat ku do të punojmë me intenzitet më të shtuar, andaj qëllimi ynë është qeverisja e mirë që ju shërben qytetarëve.