Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

E enjta, ditë takimi me qytetarët

2020/10/08 - 11:20

Si çdo të enjte, kryetari Muharremaj edhe sot ka pritur në zyrën e tij qytetarë të shumtë të cilët kanë ardhur për t’u takuar  dhe për të bashkëbiseduar për nevojat dhe kërkesat e tyre.

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj është takuar ndaras me secilin prej tyre dhe i ka dëgjuar  kërkesat dhe nevojat e tyre.

Qytetarët kanë pasur kërkesa të ndryshme, ku kryetari Muharremaj, ka thënë se i mirëpresim të gjitha këto kërkesa  nga qytetarët dhe se çdo shqetësim i tyre do të shqyrtohet me seriozitetin më të madh dhe sipas mundësive që kryetari ka, do t’ju dalim në ndihmë.