Suharekë
2021/02/10 - 1:15
Numrit të çerdheve për fëmijë në Komunën e Suharekës, sot iu shtuan edhe dy çerdhe të reja. Pas inaugurimit të çerdhes në fshatin Sopijë, u bë përurimi edhe i një institucioni tjetër të këtij rangu në fshatin Gjinoc. Kryetari Muharremaj, me këtë rast ka thënë se: “sot po e hapim çerdhen e pestë me radhë në Komunën e Suharekës dhe shumë shpejt do ti inaugurojmë edhe tri çerdhe të reja në Samadraxhë, Studençan dhe në Suharekë”