Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Edhe në Sopijë, kryetari Muharrermaj ka takuar banorët e këtij fshati

2022/07/22 - 9:53

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka takuar banorët e fshatit Sopijë, me të cilët ka biseduar rreth investimeve të ardhshme në këtë fshat, rreth kërkesave të tyre që kanë për rregullimin e infrastrukturës dhe projekteve të tjera.
“Angazhimi im do të jetë i vazhdueshëm, në gjetjen e mundësive për investime në të gjitha fshatrat e Komunës së Suharekës”, ka thënë kryetari Muharremaj.
Banorët e fshtit Sopijë e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj për vizitën në fshatin e tyre, e të cilët u shprehën të kënaqur me punën e tij.
Mëngjeset e kryetarit Muharremaj, do të fillojnë të tilla ditëve në vijim…në lokacione të tjera.