Suharekë
2020/04/03 - 10:42
Mielli, këto ditë është artikulli më i përfolur ndër qytetarë. Sikur u krijua një panikë, se do të ketë mungesë të këtj artikulli të rëndësishëm ushqimor, mirëpo kompnaitë tregtare suharekase, dolën në skenë për të mirë. Disa nga ato deri tash kanë dhuruar nga 5000 kg. Njejtë sot ka vepruar edhe “Bleta” Sh.P.K, me pronar Artan Ramshaj. Kryetari Muharremaj duke falenderuar për ndihmën e dhënë, në rrjetin e tij fcb shkruan:
“Bleta” Sh.P.K, me pronar Artan Ramshaj dhuroi sot donacion 5000 kg miell për familjet që kanë nevojë.
Është ndjenjë e mirë kur paraqiten njerëz të vullnetit të mirë, për ta përballuar këtë situatë.
Ne do të jemi gjithmonë aty ku qytetarët kanë nevojë.