Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

“Elkos Group-ETC”, ka dhuruar 15 Lap-Top për nxënësit e Komunës së Suharekës

2020/05/19 - 10:26

Kompania “Elkos Group – ETC” iu ka përgjigjur thirrjeve të komunave për mbështetje të nxënësve me nevojën e ndjekjes së mësimeve Online, duke ndarë Llap-Top në vlerë mbi 100 mijë euro! Sot 15 nga këta iu kanë ndarë nxënësve të Shkollave të Komunës së Suharekës. Kryetari Muharremaj, secilit nxënës që ka marrë Lap-Top i ka uruar suksese në mësime dhe ka falenderuar donatorin. Ndërsa nxënësit janë zotuar para kryetarit se do të jenë shembull, siç kanë qenë deri më tash sa i përket suksesit në mësime  dhe sjelljes në shkollë.