Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Evidentohen të sëmurit kronik, ekipi mjeksor i gatshëm për ofrim të shërbimeve

2020/04/01 - 12:18

Komuna e Suharekës, më mirë se çdo Komunë tjetër ka rreguluar problemin e ofrimit të shërbimeve mjeksore për të sëmurit kronikë dhe për ata që janë të pa lëvizshm, apo  në shtretër shtëpiak. Përmes ekipit  mjekësor për përkujdesje  shtëpiake, vizitohen të sëmurët kronikë dhe atyre iu ofrohet ndihmë mjeksore. Kryetari Muharremaj, ka takuar ekipin shëndetësor dhe në bisedë me ta ja çfarë ka kërkuar:

“Ekipi Mjekësor i Kujdesit Shtëpiak, do të kujdeset për evidentimin e të sëmurëve kronik.

Formularët e përgatitur do ti dorëzohen edhe QKMF-së, QMF-ve dhe AMF-ve.

Kjo statistikë do të krijojë një pasqyrë evidentuese të të dhënave, për secilin banorë rezident në Komunën e Suharekës.

Kujdesi shëndetësor është prioriteti kryesor dhe për këtë punëtorët shëndetësor nga komuna jonë, janë të parët për t’iu shërbyer qytetarëve.

Ju lutemi të gjithë qytetarëve, që kanë sëmundje kronike të paraqiten në qendrën më të afërt mjekësore, apo ta lajmërojnë Ekipin Mjekësor të Kujdesit Shtëpiak në 045/930/001”.