Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Fermerët suharekas, të shqetësuar me masat e reja nga Qeveria e vendit

2021/04/06 - 12:53

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj sot ka vizituar bujqit e fshatit  Nepërbisht, të cilët ndihën të dëmtuar dhe kanë shqetësimet e tyre me masat e reja ndaj Covid-it që ka sjell Qeveria e Kosovës. Kryetari ka thënë  se e kuptoj  situatën e cila ka të bëjë me shëndetin publik, por kjo nuk e justifikon mbylljen dhe krizën e re ekonomike. Në vazhdim  postimi i kryetarit gjatë vizitës në Nëpërbisht:

“Sot i vizitova bujqit në fshatin Nëpërbisht, të cilët kanë ankesa sepse me masat e fundit të caktuara nga Qeveria e Kosovës, mund të përballen me një krizë të re.

Sallatat e gjelbërta (marollat), fidanet dhe të tjera produkte bujqësore e kanë të vështirë ti plasojnë në treg, e sidomos për gastronominë e cila pritet të mbyllet tërsisht.

Sipas tyre, nëse brenda 15 ditësh nuk shiten këto produkte bujqësore, atëhere këto hudhen dhe iu shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike.

Kërkoj nga institucionet përkatëse që të analizohet mirë kjo situatë, ngase mund të kemi situatë të re të krizës ekonomike për bujqit.

Natyrisht e kuptoj situatën e cila ka të bëjë me

shëndetin publik, por kjo nuk e justifikon mbylljen dhe krizen e re ekonomike. “