Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Festimet e fundvitit, fatmirësisht pa incidente e lëndime…

2022/01/06 - 11:10

Në takimin e rregullt të  Koordinimit  lokal  për siguri që u mbajt sot e të cilin e ka  kryesuar znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, u fol për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, sidomos u fol për vizitat dhe urimet që u bënë nga bashkatdhetarët tanë dhe për aktivitetet e kryetarit të Komunës z. Bali Muharremaj. Në takim u dhanë edhe rastet që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe sa i përket sigurisë. Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit për  rastet që kanë ndodhur, ka shtuar se janë: 5 vjedhje, 6 aksidente në trafik, 3 raste të dhunës në familje, 1 lëndim trupor, 1 vdekje e dyshimtë dhe 2 raste sulm.

Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 341  tiketa, prej të cilave 261  për kundërvajtje dhe  80  për  mosrespektim të masave ndaj COVID-19.

Kapiteni Sylaj me këtë rast ka falënderuar qytetarët e Komunës së Suharekës, për respektimin e kampanjës “Festo me zemër, jo me armë”, pasi siç tha ai, gjatë festave të fundvitit fatmirësisht nuk kemi asnjë rast të incidenteve apo të lëndimeve trupore.