Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Firma “Kabashi-Group”, ka dhuruar 400 kg. miell

2020/05/23 - 5:39

Ndihmat dhe donacionet e ndryshme po vazhdojnë të vijnë nga njerëz dhe Kompani, të cilët po ndihmojnë për ata që kanë nevojë. Sot Firma “Kabashi-Group” me pronar Betim Kabashi nga Mohlani, ka dhuruar donacion 400 kg miell i cili do të jepet për familjet që kanë nevojë. Kryetari Muharremaj, ka falenderuar për ndihmën e dhënë:
“E falenderoj për kontributin dhe angazhimin në këtë kohë të pandemisë.”