Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Gjatë dy ditëve janë mbledhur mbi 800 tonë mbeturina

2018/04/20 - 3:51

Komuna e Suharekës në kuadër të 22 prillit – Ditës së tokës, dje dhe sot ka organizuar aksionin vullnetarë për të pastruar qytetin dhe 42 fshatrat sa i ka kjo Komunë. Gjatë këtyre dy ditëve janë mbledhur rreth 800 tonë mbeturina, ndërsa janë angazhuar mbi 7000 vullnetarë duke filluar nga nxënësit,studentët,  mësimdhënësit,OJQ-të, grupe të ndryshme dhe qytetarë. Një kontribut të madh e ka dhënë edhe Shoqata e Bisneseve dhe Kompanitë private. Kryetari i Komunës  z Bali Muharremaj, publikisht ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë aksion dhe ka shtuar se synim i tij është që Suhareka të jetë Komuna më e pastër dhe më e gjelbëruara në Kosovë. Pas  pastrimit ai ka paralajmëruar edhe mbjelljen e 2500 drunjëve dekorativ  në qytet dhe në 42 fshatra të Komunës. Ai ka paralajmëruar gjithahstu se do të angazhohet që kjo pastërti të vazhdojë dhe se për këtë do të vendos edhe kamera vëzhguese në shumë mjedise dhe se do të filloj me zbatimin e gjobave për të gjithë ata që shkelin rregulloren, udhzimet dhe ligjet në fuqi sa i përket mbrojtjës dhe mirëmbajtjës së ambientit.