Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Gjatë dy jave, situatë e qetë e sigurisë

2024/01/24 - 10:16

Në takimin e rregullt të Koordinimit lokal për siguri që u mbajt sot e të cilin e ka kryesuar znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, u fol për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunë, për të cilat ju kemi njoftuar përmes publikimeve në web faqen e Komunës dhe në rrejtet sociale. Ndërkaq, shefi i sektorit të krimeve në Stacionin policor në Suharekë, toger Vehbi Bytyçi , gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur, ka shtuar se janë: 3 vjedhje, 7 aksidente në trafik`, 1 lëndim aksidental, 1 demtim prone, 1 kanosje, 3 raste falsifikim i monedhës, 1 lëndim trupor, 2 mashtrim, 1 uzurpim prone, 2 raste tentim vetëvrasjeje, 1 vetëgjyqësi dhe 1 rast ngacmim.
Në takim u tha se këto dy javët e fundit ka rënje të dukshme të rasteve që prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve. Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 437 tiketa dhe janë 19 urdhëresa të realizuara