Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Gjatë vitit pa asnjë  rast me fatalitet në trafik

2020/12/24 - 11:51

Në takimin e fundit për këtë vit të koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, fillimisht ka thënë se gjatë vitit kemi mbajtur gjithsejtë 24 takime, pasi gjendja e krijuar nga pandemia na ka detyruar që ti rrallojmë takimet javore. Ajo më pastaj ka shtuar se sa i përket pandemisë Covid-19 gjendja në komunën tonë është kjo: janë gjithsejtë 707 raste prej te cilëve 507  të shëruar, 156 raste aktive me virus dhe 44 të vdekur. Nënkryetarja ka folur edhe për aktivitetet e tjera që janë zhvilluar gjatë dy jave, duke potencuar se tri shkolla të komunës sonë kanë përfituar një grand prej 500 mijë euro, pastaj për mirënjohjen që Komunës ia ka ndarë Organizata gjermane “Hjelp” për bashkëpunim të mirë, për donacionin tjetër të përfituar si Komuna më e pastër dhe me ambient të mirë në shumë prej 159,940 euro. Për donacionin nga MASH, për shtatë shkolla që kanë përfitu nga tre laptop. Për gjendjen e sigurisë ka raportuar komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj i cili e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjën e sigurisë, duke shtuar se gjatë javës kanë ndodhur këto raste: 5 aksidente në trafik me dëme materiale, 2 raste me lëndim trupor, 5 vjedhje, 1 rast i dhunës familjare, 1 zjarrvënje, 1 dëmtim i pronës dhe 1 rast i heqjes së vulave( shenjave). Komandanti i policisë ka thënë se janë shqiptuar 271 tiketa për kundërvajtje trafiku dhe 272 tiketa për mosrespektim të masave ndaj pandemisë. Ai ka bërë të ditur një të dhënë shumë të mirë,  Komuna e Suharekës këtë vit nuk ka pasur asnjë aksident trafiku me fatalitet gjatë tërë vitit që prej pas luftës pra për mbi 21 vite. Ai këto fjalë i thotë me mburrje dhe falënderon policinë e trafikut për punën e mirë dhe ngasësit e veturave për kujdesin e shtuar.