Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Hapet çerdhja për fëmijë në Sopijë

2021/02/10 - 1:14

Në fshatin Sopijë,  sot është hapur çerdhja për fëmijë ku pjesmarrës në këtë ceremoni ka qenë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj së bashku me nënkryetaren e Komunës znj. Mihrije Suka  dhe drejtorin e Arsimit z.Remzi Bajselmani. dhe zyrtarë të tjerë komunal. Hapja e kësaj çerdheje dhe disa të tjerave që do të hapen në vazhdim në fshatra të tjerë dhe në qytet, kanë qenë premtim i kryetarit Muharremaj, që tani po realizohen. Kryetari Muharremaj ka thënë se do të vazhdojmë me projekte të tilla, ku shumë shpejtë do të hapen edhe tri  çerdhe të reja në fshatra të kësaj Komune. Prerjen e shiritit të këtij institucioni e kanë bërë prindërit dhe fëmijët e fshatit Sopijë.