Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Intensiteti i punëve në Suharekë i jashtëzakonshëm

2019/05/23 - 3:35

Punë dhe projekte të ndryshme në tërë territorin e Komunës së Suharekës, po zhvillohen pa u ndalur. Tani, në qytet po ndërtohet edhe një park për të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës.

Për të parë ecurinë e punimeve, ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i  cili ka thënë: “Ne jemi në shërbimin tuaj. Me sinqeritetin dhe modestinë tonë, do ta dëshmojmë seriozitetin e përkushtimit për ju”.