Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Janë mbajtur Diskutimet Publike në këto fshatra…

2021/06/03 - 10:52

Të marten  Komuna e Suharekës, ka filluar me mbajtjen e Diskutimeve Publike me qytetarë.

Me banorët e fshatrave Maqitevë, Mushtisht, Baqevc, Delloc, Sallagrazhdë dhe Dubravë, u mbajtën këto konsultime, ku u diskutua për projektet e viteve 2022-2024 në kuadër të Kornizës Afatmesme Buxhetore.

Pjesë e takimeve ka qenë edhe kryetari i Komunës, z.Bali Muharremaj së bashku me vartësit e tij, të cilët i dëgjuan kërkesat e qytetarëve të këtyre fshatrave dhe i procesuan për ti jetësuar me afate të parapara nga KAB 2022-2024.

Diskutimet Publike do të vijojnë edhe ditëve në vazhdim.