Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Janë shpërndarë dhurata-lodra në çerdhen e fëmijëve

2019/03/22 - 3:31

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Muharremaj, sot e ka vizituar çerdhen e qytetit, ku së bashku me “Teatrin e Ëndrrave” dhe  me organizaten “Humedica”, kanë shpërndarë dhurata-lodra, për fëmijët e këtij institucioni. Pastaj, së bashku kanë vazhduar edhe në fshatin Budakovë, ku kanë takuar fëmijët e shkollës fillore.

Kryetari Muharremaj është shprehur se: “tashmë ka shpresë, sepse këta, fëmijët, janë shpresa e këtij vendi, andaj ne duhet t’a vazhdojmë të ardhmen me shumë vullnet”. Edhe fëmijët janë ndarë shumë të kënaqur nga kjo vizitë.