Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Janë zhvilluar aktivitete nga  personat me nevoja të veçanta

2022/09/21 - 11:46

Aktivitetet e ditës së dytë të “Fetari 2022”, sot kanë filluar me garat sportive  tashmë tradicionale për personat me nevoja të veçanta.  Kështu garues të shumtë kanë  zhvilluar aktivitete sportive në diciplina  të ndryshme. Së bashku me ta ishte edhe kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj dhe Drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit Lorika Gashi, të cilët kanë përshëndetur garuesit  dhe ju kanë dëshiruar suksese në lojë.