Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Ka filluar aktiviteti “ Dyert e hapura” në shkollat profesionale të komunës së Suharekës

2018/04/23 - 2:03

Me qëllim të informimit të nxënësve, prindërve për mundësitë që ofrohen në shkollimin e mesëm të lartë në komunën e Suharekës si dhe mundësitë për tregun e punës pas përfundimit të këtij shkollimi, Drejtoria e Arsimit ka filluar aktivitetin “ Dyert e ha[ura “, ku nxënësve të klasave të nënta u krijohet mundësia të vizitojnë shkollat profesionale të komunës spnë dhe do të kenë mundësinë të njihen më për së afërmi me lëmitë/profilet e këtyre shkollave për vitin shkollor 2018/19. Aktivet profesionale të  këtyre dy shkollave ( “Skender Luarasi” dhe “Abdyl Rama”) në koordinim me Drejtorët kanë ekspozuar të punimeve të nxënësve dhe  kanë përgatitur prezantime të cilat  tashmë janë duke u shpalosur para nxënësve të klasave të nënta, të shkollave fillore të mesme të ulëta të komunës sonë.Aktiviteti ka filluar sot, ku ishin nxënësit e  katër shkollave nga: Savrova, Bukoshi, Peqani dhe Sllapuzhani. Nxënësit janë pritur nga Ekipet e formuara nga Drejtoria e shkollës teknike dhe ajo profesionale dhe të gjithë nxënësve të klasave të nënta u mundësua që dhe praktikisht te shkohin kabinetet, laboratoret, puntoritë ekzistuese ne shkollat e mesme dhe degjuan prezantimet e pergatitura nga mesimdhenesit e ketyre shkollave dhe për së afërmi panë punimete e nxënesve të ekspozuara në koridorin e  shkollës.Këto vizita do të zgjatin gjatë tërë javës  ku secila shkollë është përfshirë në këtë aktivitet.