Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Ka filluar festa e kulturës dhe verës ” Festari “ në Suharekë

2022/09/20 - 9:20

Festa tashmë tradicionale me mbi 20 edicione deri tash “Festari”, ka filluar sot me hapjën solemne që u bë në Sheshi e qytetit. Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj e ka bërë të hapur këtë manifestim duke shtuar se : “Është kjo një festë tradicionale e cila i lidh të gjithë qytetarët, pa dallim feje apo partie…Falenderoj të gjithë mysafirët që kanë ardhur nga SHBA-ja, Itali, Turqia, nga vende të ndryshme të Europës dhe nga të gjitha trojet shqiptare”. Sot me hapjën solemne janë zhvilluar shumë aktivitete si në dhurimin e gjakut, të veshmbathjeve dhe ushqimeve, dhurimin e librave, punëtoria e artit nga nxënësit e Shkollave të ndryshme etj. Aktivitetet gjatë ditës do të vazhdojnë me Ekspozitën “Festari ndër vite”, Mbrëmjen letrare artistike dhe ekspozitën përsonale të Bardhyl Bejtullahut.