Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Ka filluar shpërndarja e kontejnerëve për mbeturina nëpër fshatrat kodrinoro-malore

2020/07/28 - 11:49

Në fshatrat Maqitevë e Delloc, sot janë shpërndarë kontejnerët për mbeturina.

Kampanja e shpërndarjes së kontejnerëve nëpër fshatrat periferike të Komunës së Suharekës do vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Në Maqitevë e Delloc, shpërndarjen e ka bërë kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Bexhet Kuçi së bashku me zyrtarë nga Komuna dhe Eko-Regjioni.

Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, çdo herë ka thënë se Komuna e Suharekës do të bëhet komuna me ambientin më të pastër në Kosovë dhe kjo po duket të jetë e mundur.