Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Këshillat e fshatrave u formuan edhe në Studençan, Doberdelan dhe Reshtan

2022/11/03 - 3:30

Fshatrat: Studençan, Doberdelan dhe Reshtan nga sot do t’i kenë Këshillat udhëheqës që për 4 vite do të jenë në krye të vendbanimeve të tyre përkatëse.
Komisioni Komunal i formuar nga Asamblea Komunale e Suharekës, kanë vazhduar me punën e tyre në mbikqyrje të proceseve zgjedhore të Këshillave edhe sonte, në këta tre fshatra.
Këshillat e fshatrave po formohen në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, që do të udhëheqin në të mirë të qytetarëve të lokaliteteve të tyre.
Sot ka përfunduar procesi i formimit të Këshillave të fshatrave, i cili proces ka filluar para 2 muajsh.
Studençan:
Kryetar: Gent Gashi
Nënkryetar: Armend Krasniqi
Sekretar: Rinor Zyrapi
Anëtarët e Këshillit:
1. Lundrim Gega
2. Enver Perzhaku
3. Çlirim Gega
4. Qendrim Gashi
5. Mejdi Gega
6. Arben Bejtullahu
7. Naser Jupa
Doberdelan:
Kryetar: Nuredin Balaj
Nënkryetar: Isuf Gallapeni
Sekretar: Qendrim Cikaqi
Anëtarët e Këshillit:
1. Blerim Gallapeni
2. Isaj Gallapeni
Reshtan:
Kryetar: Shezair Elshani
Nënkryetar: Enver Krasniqi
Sekretar: Shpejtim Bytyqi
Anëtrët e Këshillit:
1. Fatmir Morina
2. Erjon Morina