Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Këshillat e fshatrave u formuan edhe në Vraniq e Savrovë

2022/11/01 - 1:40

Vraniqi dhe Savrova nga sot do t’i kenë Këshillat udhëheqës që për 4 vite do të jenë në krye të fshatrave të tyre përkatëse.
Komisioni Komunal i formuar nga Asamblea Komunale e Suharekës, kanë vazhduar me punën e tyre në mbikqyrje të proceseve zgjedhore të Këshillave edhe sonte, në këta dy fshatra.
Këshillat e fshatrave po formohen në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, që do të udhëheqin në të mirë të qytetarëve të lokaliteteve të tyre.
Vraniq:
Kryetar: Tahir Kolgeci
Nënkryetar: Jetmir Ganiu
Sekretar: Hazir Muqa
Anëtarët e Këshillit:
1. Zekri Basha
2. Januz Kolgeci
3. Shefket Kolgeci
4. Sedat Muqa
Savrovë:
Kryetar: Jahir Bajra
Nënkryetar: Erblin Bajramaj
Sekretar: Defrim Gashi
Anëtarët e Këshillit:
1. Bekim Bajra
2. Xhemajl Zenelaj