Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Këshilli i Bashkisë së Sarandës vizituan Komunën e Suharekës

2022/11/01 - 10:15

Kryetari i Këshillit të Bashkisë së Sarandës z.Asaf Stroka së bashku me anëtarë të Këshillit të Bashkisë, kanë ardhur për t’a vizituar Komunën e Suharekës.
Ata, janë pritur fillimisht nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Bexhet Kuçi dhe nga asmbleistët, e më pastaj u takuan edhe me kryetarin e Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj.
Mysafirët, fillimisht e vizitian objektin e Komunës pastaj kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, e për të vazhduar te muzeu i qytetit dhe në fund së bashku e kanë vizituar shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc, “Jetimat e Ballkanit”.
Kryetari Muharremaj, kryesuesi Kuçi dhe asambleistët i kanë falënderuar mysafirët nga Saranda për vizitën vllezërore, e po ashtu edhe mysafirët e kanë falënderuar kryetarin dhe stafin e tij për pritjen e ngrohtë, duke u shprehur se kanë mbetur shumë të kënaqur.
Vlenë të theksohet se Komuna e Suharekës dhe Bashkia e Sarandës janë të binjakëzuara që nga viti 2012, duke shkëmbyer pērvoja të ndryshme e sidomos me nxënës e studentë për t’i përgatitur në sfera kryesisht të turizmit në Sarandë e industrisë në Suharekë.