Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

KFOR-i italian ka sjell donacion për SHFMU “Sadri Duhla “ në Duhël

2019/12/03 - 3:03

Për nxënësit e Shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Sadri Duhla” në Duhël, KFOR-i italian ka sjell sot një donacion shumë të nevojshëm për kabinetin e informatikës. Kryetari Muharremaj, ka falënderuar ushtarakët italian për këtë donacion:
“E kam një falënderim të veçantë për KFOR-in Italian, i cili ka dhënë një donacion të veçantë për nxënësit e shkollës fillore në Duhël.
Llaptopë, video-projektorë dhe pajisje tjera moderne, tashmë janë pjesë e kabinetit të informatikës në këtë shkollë.
Unë shpresoj edhe në bashkëpunime tjera dhe natyrisht do ta kenë edhe kontributin tim, si bashkëpunëtor në të ardhme”