Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

KK-ja ka mbajtur takimin e tretë  për këtë vit

2023/03/24 - 9:22

KK ( Komiteti për Komunitete) ka mbajtur takimin  e tretë me radhë për këtë vit me këtë rend dite: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për përmbushjen dhe tejkalimin e planit buxhetor të të hyrave vetanake për vitin 2022 të barten për shfrytëzim në vitin fiskal 2023; 3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e xhamisë në Shirokë; 4. Të ndryshme; Pas diskutimeve që u bënë të gjitha  pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës që do të mbahet me 30 mars 2023 në sallën e Asamblesë Komunale.