Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

KKSB-ja ka mbajtur takimin e tretë me radhë për këtë vit

2020/06/26 - 1:20

Anëtarët e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në takimin e rregullt pune që u mbajt sot në mes tjerash kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;  2. Informatë nga drejtoria e Arsimit për procesin mësimor online dhe përgatitjet për regjistrimin e nxënësve në vitin shkollor 2020/2021; 3. Prishja e rendit dhe qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm; 4. Parapërgatitja dhe vetëdijësimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit verorë.

Kryesuesi i takimit, Bali Muharremaj, kryetar i Komunës, nuk ka qëndruar gjatë në takim duke kërkuar leje për shkakë të agjendës zyrtare.

Takimin më pastaj e ka kryesuar nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka pasi ka hapur takimin dhe ka njoftuar të pranishmit me Rendin e Ditës, më pastaj ka ftuar anëtarët e KKSB-së për të diskutuar  lidhur me temat e parapara për këtë takim.

Në fund të takimit, kanë dalur Rekomandime për bashkëpunim ndërinstitucional, lidhur me temat e diskutuara.