Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Komandanti Regjional i KFOR-it-Perendim Ivano Marotta, ka vizituar Suharekën

2022/11/01 - 4:43

Komunën e Suharekës, sot e ka vizituar Komandanti Regjional i KFOR-it-Perendim koloneli Ivano Marotta, i cili është pritur nga kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj. Ndonëse kjo ishte vizitë miqësore, të dy së bashku kanë biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në të mire të qytetarëve. Kryetari Muharremaj, ka thënë se jam i nderuar me këtë vizitë:
“Jam i nderuar me vizitën e Komandantit Regjional të KFOR-it-Perendim Ivano Marotta.
Bashkëpunimi mes nesh do të mbetet i përhershëm, në shërbim të qytetarëve të vendit.”