Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Komisioni për pranim dhe nominim të propozimeve ka shqyrtuar kërkesat

2022/05/10 - 3:57

Komisioni i emruar nga Kuvendi komunal për pranim dhe nominim të propozimeve që vijnë nga qytetarët, institucionet, shoqatat, kryesitë e fshatrave…për dhënien e shpërblimeve “Emblema e Artë”, “Skënderbeu” dhe mirënjohjen “13 Qershori”, ka mbajtur sot trakimin ku ka shqyrtuar të gjitha kërkesat që kanë arritur. Komisioni me vota ka përcaktuar listën e të nominuarëve e cila do të dal para anëtarëve të Kuvendit në seancën e radhës. Ky takim  është kryesuar nga z.Bexhet B. Kuqi, kryesues i Kuvendit Komunal.