Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Komiteti për Komunitete ka mbajtur takimin e radhës

2021/02/22 - 10:26

Anëtarët e KK-së (Komitetit për Komunitete), sot kanë mbajtur takimin e radhës ku kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për t’i zhvilluar procedurat e konkurimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike; 3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit  për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës publike; dhe 4. Të ndryshme.
Për të gjitha pikat u diskutua dhe u dhanë sqarime, kurse më pas u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në mbledhjen e radhës të Asamblesë Komunale.