Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Komuna dhe “Help”, ndihmojnë 40 biznese të vogla të Suharekës

2018/04/23 - 2:06

Projekti “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”, ka filluar të zbatohet edhe në Komunën e Suharekës, ku sot kanë nënshkruar kontratat  40 përsona dhe biznese të vogla nga kjo Komunë. Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, para përfituesve të këtij Projekti, ka thënë në mes tjerash se : “Suhareka ka filluar me ndryshuar, ky Projekt është i përbashkët mes Help-it dhe Komunës së Suharekës ne marrim pjesë me 20%, por  kisha pas dëshirë që mbi 100 kandidatë të kishin përfituar nga ky projekt, pasi ne si Komunë jemi të gatshëm me nda edhe më shumë mjete. Qëllimi kryesor është  me zbut papunësinë. Ne kemi projekte të përbashkëta edhe me Ministri tjera të qeverisë dhe shpresojë se do t’ia dalim”, ka thënë kryetari Muharremaj. Ndërkaq, koordinatorja e projektit  znj.Shqipe Breznica, ka sqaruar më shumë rreth detajeve për perfituesit e Projektit. Ndryshe, për të përfituar nga ky projekt ka qenë interesimi i madh  ku kanë konkuruar  148 aplikues dhe kanë përfituar 40 përfitues.