Suharekë
2019/03/19 - 3:08
Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj pas vrasjës së fundit që ndodhi në një kazino, ka ftruar sot përfaqsuesit e të gjitha subjekteve politike në një takim ku së bashku janë dakorduar të fillojnë peticionin për shfuqizimin e Ligjit për lojrat e fatit. Përfaqsuesit e subjekteve politike në parim e kanë mbështetur iniciativën e kryetarit Muharremaj dhe kanë vlerësuar se është mëse e nevojshme shfuqizimi i këtij Ligji.
Për kohën kur do të filloj mbledhja e nënshkrimeve për peticionin që do ti dërgohet deputeteve të Kuvendit të Kosovës, do të njoftoheni me kohë, para fillimit të nënshkrimeve.