Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Koordinim në mes të Komunës dhe FSK-së

2021/12/22 - 12:06

Në zyrën e saj, nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, ka pritur në takim  zyrtarë nga FSK-ja, për t’u koordinuar lidhur me ligjëratat që do të mbahen për nxënësit e Gjimnazit “Jeta e Re”, në Suharekë,  lidhur me sigurinë në përgjithësi dhe për mjetet e pa-shpërthyera në veçanti.

Po ashtu nxënësve do t’u ligjërohet edhe për mbrojtje nga mjetet piroteknike, para festave të fundvitit.

Pjesë e takimit ka qenë edhe drejtori i DKA z.Remzi Bajselmani, i cili do të koordinohet me stafin menagjues të Gjimnazit për orarin e mbajtjes së  këtyre ligjeratave.