Suharekë
2024/10/23 - 2:48
KPF ( Komitetit për Politikë dhe Financa) sot ka mbajtur takimin e radhës të dhjetin për këtë vit me këtë rend dite: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit; 3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për shfuqizimin e vendimit 01-Nr-016-56304; 4.Informatë për administrimin e buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar-shtator 2024 dhe një pikë shtesë që ka ardhur nga Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës që kishte të bënte me Shqyrtimi i projekt-vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm.
Pas diskutimeve që u bënë të gjitha pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës i cili do të mbahet me 31 tetor 2024.