Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

KPF-ja ka mbajtur takimin e katërt me radhë për këtë vit

2020/05/21 - 2:06

Anëtarët e KPF-së (Komitetit për Politikë dhe Financa) në takimin e radhës të mbajtur sot, në mes tjerash kanë diskutuar për këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt-vendimit për lirimin nga taksa; Projekt-vendim për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-020-8571, të datës 26.02.2018; Informatë për administrimin e  buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar-Mars 2020; Informatë për dhunën në familje.

Pas diskutimeve që u bënë dhe pas sqarimeve që u dhanë, pika e dytë që kishte të bënte me Shqyrtimin e projekt-vendimit për lirimin nga taksa, nuk i morri votat për të dal për miratim në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale e cila do të mbahet me 29.05.2020.