Suharekë
2021/12/22 - 12:25
Anëtarët (struktura e re) e KPF-së (Komiteti për Politikë dhe Financa) sot kanë mbajtur takimin e njëmbëdhjetë me radhë për këtë vit ku kanë diskutuar për një pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e të hyrave e të dalurave të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2022;
Pasi u diskutua dhe u dhanë edhe mendime e sqarime më pas me 4 vota pro dhe 2 kundër u propozua që projekt-vendimi për miratimin e të hyrave e të dalurave të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2022 të dal para anëtarëve të Kuvendit në mbledhjen e radhës e cila do të mbahet me 24 dhjetor 2021 në ora 10:00