Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kremtohet Dita e Shkollës në SHMP “Abdyl Ramaj”

2019/05/13 - 12:08

Në Shkollën e Mesme Profesionale, “Abdyl Ramaj” në Suharekë, sot u shënuar “Dita e Shkollës” ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj. Ai , mbajti nje fjalë rasti duke i uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë ditë të veçantë për ta dhe ndër të tjerash tha se: “do të jemi pranë shkollave çdo herë, në mënyrë që ju të keni kushte sa më të mira për mësim dhe arsim cilësor”.

“ SHMP është njëra ndër shkollat më të mira në Kosovë sa i përket drejtimeve adekuate që kjo shkollë ka në planprogramin e saj, andaj  do të vazhdojmë tutje me përkrahje”, ka shtuar kryetari Muharremaj. Manifestimi në këtë shkollë vijoi me këngë, valle dhe recitale të pergatitura nga nxënësit e kësaj shkolle.