Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryesuesi i Kuvendit Komunal ishte pjesë e aktiviteteve Ditët e Sarandës në Kosovë

2022/05/11 - 4:38

Bashkia e Sarandës, përkatsisht një delegacion me mbi 30 pjesmarrës janë për vizitë në Kosovë, të cilët ka ardhur në kuadër të aktivitetit Ditët e Sarandës në Kosovë. Kryetari i Bashkisë së Sarandës z.Adrian Gurma, Kryetar i Këshillit Bashkiak në Sarandë, z.Asaf Stroka, Arben Çipa, nga Shoqata e Biznesit Turistik dhe emra të njohura nga Saranda janë pjesë e delegacionit. Meqenëse Komuna e Suharekës dhe Bashkia e Sarandës tash e mbi dhjetë vite janë të binjakëzuara dhe mes vete shkëmbejnë vizita dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme, kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Bexhet B. Kuçi ka takuar sot homologun e tijz. Asaf Stroka, kryetar i Këshillit Bashkiak në Sarandë dhe ka përcjell nga afër disa nga aktivitetet Ditët e Sarandës në Kosovë.