Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari interesohet për kushtet në ShF “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan

2022/01/19 - 1:58

Kryetari  Muharremaj, sot ka vizituar Shkollën Fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan, ku është interesuar për kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor në këtë Shkollë:

“Sot isha në vizitë në Shkollën Fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan.

Jam interesuar për kushtet në shkollë dhe për mbarvajtjen sa më të mirë të procesit mësimor.

Mësimdhënësve dhe nxënësve ju urova suksese.”