Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj, bënë apel për fillimin e mësimit

2019/01/21 - 12:02

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në fcb. kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, mbrëmë ka bërë apel për ndërprerjen e grevës dhe fillimin e mësimit në të gjitha shkollat. Ja shkrimi i tij i plotë:

 

“Si Komunë e Suharekës apelojmë tek mësimdhënësit, që të rifillojnë nesër procesin mësimor dhe që nxënësit të mos e humbasin mësimin.

Konsiderojmë se Qeveria në këtë moment ka reflektuar ndaj kërkesave të grevistëve, duke e konsideruar si hap të rëndësishëm në ngritje të pagave.

Secili ka të drejtë të kërkoj dhe të promovojë të drejtën e tij, mirëpo mendoj se në këtë fazë duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë.”