Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj, bënë homazhe te varri i Presidenti Historik Ibrahim Rugova

2022/01/21 - 11:17

Në ditën e përvjetorin të  vdekjës së  Presidentit Historik Ibrahim Rugova, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, nënkryetarja Mihrije Suka, kryesuesi i Kuvendit komunal Bexhet B.Kuçi dhe drejtorja e Kulturës Lorika Gashi, kanë bërë homazhe  te varri i presidentit në Velanije.

“Presidenti Historik Ibrahim Rugova mbetet gjithmonë frymëzues për dashurinë ndaj atdheut.

Ne e nderojmë veprën e tij historike dhe e vlersojmë për angazhimin e tij, në ndërtimin e shtetit.

Lavdi e përjetshme !”, ka thënë kryetari Muharremaj