Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj dhe Ministrja Reshitaj pjesë aksionit për pastrim të ambientit në Komunën e Suharekës

2018/04/20 - 1:52

Së bashku me rreth 7000 vullnetarë anë e kënd Komunës së suharekës, janë kyçur në aksionin e pastrimit të ambientit edhe kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj dhe ministra e ambinetit  Albena Reshitaj. Ata së bashku me nxënësit e Gjimnazit “Jeta e re” kanë pastruar në skajin e rrugës magjistrale Prishtinë – Prizren në disa pjesë të kësaj magjistraleje.