Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj, ka pritur sot në vizitë zv.kryeministrin Driton Selmanaj dhe ministren e kulturës Vlora Dumoshi

2020/07/30 - 3:49

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka pritur sot në vizitë zëvendëskryeministrin e Kosovës Driton Selmanaj dhe ministren e kulturës, rinisë dhe sportit Vlora Dumoshi. Gjatë kësaj vizite ata kanë nënshkruar bashkë memorandumin për bashkëpunim sipas të cilit MKRS do të financojë 2,6 milion euro për përfundimin e punimeve në  Shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë. Pas takimit që u organizua në zyrën e kryetarit, ata kanë vazhduar dhe kanë vizituar vendin ku po ndërtohet Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”, pastaj kanë vizituar edhe Stadiumin e qytetit, për rregullimin e të cilit janë ndarë edhe 200 mijë euro nga MKRS-ja. Ndërsa krejt në fund kanë vizituar edhe vendin ku do të ndërtohet stadiumi i futbollit në fshatin Studençan , ku edhe kanë filluar punimet.