Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj, ka takuar  ministrin Zemaj

2020/09/15 - 1:25

 

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj dhe ministri i Shëndetësisë z.Armend Zemaj, kanë biseduar sot për menaxhimin sa ma të mirë të situatës së krijuar nga Pandamia COVID-19, si dhe për bashkëpunimin në shumë fusha sa i përket shëndetësisë në Komunën e Suharekës. Postimi i plotë i kryetarit Muharremaj në llogarinë e tij në fcb: “Sot me Ministrin e Shëndetësisë z.Armend Zemaj u takuam dhe biseduam për menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe për  bashkëpunimin në projektet e ardhshme.
Planifikohet për vende të reja pune në disa drejtime.
Ata do të ofrojnë mbështetje për Kujdesin Parësor Shëndetësor në Suharekë.
Në konkursin e fundit për shkollim specialistik do të pranohen edhe kandidatë nga komuna jonë për specializim në Mjekësi familjare, Biokimi klinike, Gjinekologji & Obstetrikë, Pediatri.
Biseduam edhe për projektin “Shtëpia e të Moshuarve” që do të bëhet së shpejti.
Na u premtua që do të ketë përkujdesje dhe angazhim për personel mjekësor, ku aty do të ofrohen shërbime shëndetësore për të moshuarit.”