Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj ka vizituar Luzhnicën dhe fshatrat përreth saj

2019/01/09 - 2:21

Komuna e Suharekës është mobilizuar për të ndihmuar banorët në të gjithë territorin e saj. Të gjitha ekipet si dhe zyrtarë tjerë komunal nga drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës janë në teren dhe po merren me pastrimin e rrugëve nga bora. Edhe kryetari Muharremaj, gjithashtu ka dal në teren. Ai fillimisht ka vizituar fshatin më malor të Komunës – Luzhnicën, prej nga ka premtuar se po punohet në të gjitha drejtimet për të ndihmuar qytetarët dhe për të larguar borën nga rruga. “Në orët në vazhdim besoj që shumica e rrugëve do të jenë të kalueshme”, ka thënë nga atje kryetari Muharremaj