Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Kryetari Muharremaj, ka vizituar SHFMU “7 Marsi”

2018/11/14 - 11:44

Në vazhdën e punëve dhe vizitave që po bënë  në teren, kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj,  sot ka vizituar Kolektivin e Shkollës fillore dhe të mesme të ulët “7 Marsi” në Suharekë, ku ka takuar stafin e mësimdhënësve. Me mësimdhënësit kryetari ka biseduar lidhur me kushtet e punës dhe cilësinë në arsim. Ai gjatë kësaj vizite ka parë për së afërmi edhe punimet që po zhvillohen në renovimin e objektit të kësaj shkolle.